Jeta është më e lehtë kur të gjithë janë të ndershëm për qëllimet dhe ndjenjat e tyre, por njerëzit nuk janë gjithmonë të tillë.
Shumica e gënjeshtarëve as po përpiqen t’ju gënjejnë, ata thjeshtë po përpiqen të bindin veten për një realitet të imagjinuar.
Ju mund t’i kuptoni kështu:
•Janë gjithmonë nervozë
Ata kanë frikë se dikush do ua nxjerrë gënjeshtrën. Kjo frikë u shkakton një gjendje ankthi të vazhdueshëm. Ata mund të jenë nervozë edhe sepse gjithmonë kanë frikë nga mendimi i imagjinuar i të tjerëve.
•E ndryshojnë shpesh historinë
Teksa kanë krijuar një seri të rremë ngjarjesh për një qëllim specifik, ndërkohë që nevojat e tyre ndryshojnë, atyre u duhet të përshtasin edhe versionin e historisë. Bëni pyetje dhe kushtojini vëmendje detajeve dhe serisë së ngjarjeve, për të zbuluar vlefshmërinë e tyre.
•Historitë e tyre “nuk dalin”
Rrëfimet e një gënjeshtari janë shumë jo të qëndrueshme. Ata fokusohen në aspekte të caktuara të historisë së tyre, kështu që neglizhojnë edhe parimet bazë të arsyes së shëndoshë.
•Ndryshojnë temë me shpejtësi
Sapo një gënjeshtar ka krijuar një histori të rremë për një temë të caktuar, ai do të përpiqet që të ndryshojë fokusin, për të shmangur që të pikaset. Ata e ndryshojnë shpesh temën, për të patur vetë avantazhin.
•Nuk të shohin në sy
Eshtë më e vështirë të gënjesh dikë, teksa e sheh në sy ndërsa flet. Sytë që largohen janë zakonisht shenjë pandershmërie. Duhet të shihni edhe për sjellje nervoze, sidomos kur biseda të shpie në tema të caktuara.
/Priza.al/