A keni menduar ndonjëherë pse hamburgeri quhet kështu? Por ku filluan hamburgerët?
Themelet për shfaqjen e hamburgerit janë hedhur rreth vitit 10 pas Krishtit, në Mesopotaminë e largët, kur bagëtitë filluan të zbuten. Më pas Hamburgu u bë një qytet tregtar autonom i Gjermanisë, me një preferencë të veçantë për këtë mish.
Revolucionarët gjermanë ikën në Amerikë
Është viti 1848 viti që shpërthyen njëkohësisht revolucionet politike në Gjermani duke përfshirë dhe Hamburgun.
Kjo rezultoi në lëvizjen e popullsisë në pjesë të tjera të botës.
Gjermanët që u shpërngulën në Shtetet e Bashkuara sollën me vete zakonet e tyre të të ngrënit.
Kështu, lokalet filluan të rriteshin si kërpudhat dhe në restorante u shfaqën receta të reja.
Kur u bë burgeri ushqim i shpejtë?
Lindja e hamburgerit siç e njohim sot ndodhi në fund të shekullit të 19-të dhe konkretisht në dy dekadat e fundit.
Frymëzimi lindi diku mes ushqimeve në rrugë në Ohio, Connecticut, Nju Jork dhe Teksas.
Sidoqoftë, shfaqja e parë e madhe e këtij ushqimi të ri u zhvillua në 1904 në Panairi Botëror të Louis, i cili madje e prezantoi botën me ushqime dhe ëmbëlsira të tjera të njohura, si akulloret, gjalpin e kikirikut dhe çajin e ftohtë.
Hamburgeri u bë mëngjesi i lehtë dhe i shpejtë për punëtorët që qarkullonin në mensat dhe restorantet e lagjeve, ndërkohë që në fillim nuk kishte një emër.
Atij iu deshën vite që të bëhej mbreti i ushqimit të shpejtë dhe kjo u bë përmes zinxhirit Mc Donalds.
Dy vëllezër, Richard dhe Maurice McDonald, rreth viteve 1930 u frymëzuan për të ndërtuar një restorant të lirë të mishit.
Filluan të shesin hot dog dhe hamburger, të cilët menduan t’i kombinonin me patate të skuqura dhe të gjithë e dimë suksesin e tyre sot.
/Priza.al/