‘Plas’ kallashi në mes të Fierit, vritet vëllai i të fortit Backa. Nga pista e hakmarrjes te konfliktet e ’97-ës

Mbrëmjen e djeshme në Fier u qëllua për vdekje 57-vjeçari Demir Backa nga një automjet në lëvizje. Viktima është vëllai i ish-anëtarit të bandës së Fierit i cili është vrarë në 1997-ën.

Ai po ashtu është pronar i një lokali në qendër të Fierit ku edhe u vra si dhe pronar i një hoteli në Sarandë. Medi Backa u vra në masakrën e Levanit. Ai njohej ndryshe si Buc Backa. Ai u vra së bashku me 23 persona të tjerë.

Pas vrasjes, policia ka gjetur një makinë të djegur në vendin e quajtur Daullas në Bay-pass e cila ishte e tipit ‘C Class’ me portobagazh ku janë gjetur 2 armë zjarri që dyshohet se janë përdorur për krimin, një kallashnikov dhe një pistoletë, të cilat janë çuar në laborator për ekzaminim. Ndërkohë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar 16 gëzhoja.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se atentati mafioz është kryer për hakmarrje. Policia është përqendruar ne te shkuarën e Demir Backës dhe rezulton se disa muaj me parë ai ka prishur ekuilibrat dhe ka pasur një konflikt me një person me influence në Fier, i cili ishte subjekt i OFL.

Nga kamerat e sigurisë ka rezultuar se në atentat kanë marrë pjesë 2 persona.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *