Shqiptari ‘monstër’ arrestohet në Greqi! Ja çfarë ka bërë me mbesat e tij

Një ngjarje shumë e rëndë raportohet nga shteti helen, e cila fatkeqësisht ka për protagonist një shtetas shqiptar. Gjykata e Larisës në Greqi dënoi pardje me 28 vite burg një shtetas shqiptar, 50-vjeçar, i cili në vitin 2013 në Trikala kreu akte të turpshme me dy të mitura të cilat ishin mbesat e tij.

Sipas mediave greke, gjithçka nisi fillimisht ndaj mbesës së tij 6-vjeçare, ku ai shpesh bënte gjeste dhe ngacmime seksuale, ndërsa ofrohej ta çonte në shtëpi, por me makinën e tij e çonte në fushë dhe tentonte ta puthe ate. 6-vjeçarja e trembur ngriti zërin dhe 50-vjeçarji hoqi dorë.

Ajo i ka treguar gjyshes se çfarë ka ndodhur dhe më pas ka rezultuar se 50-vjeçari abuzonte “sistematikisht” me një vajzë tjetër nga i njëjti mjedis familjar. Për katër vjet, dy-tri herë në javë, nëpër magazina dhe ara, ai “kënaqte” orekset e tij të sëmura me mbesën e dytë nga mosha 7-vjeçare deri në moshën 11-vjeçare.

Nënat e vajzave kanë dëshmuar pardje në gjykatë, njëra me lot në sy dhe tjetra me gjakftohtësi, duke përshkruar atë që kanë përjetuar vajzat e tyre duke lënë të impresionuar anëtarët e trupit gjykues, duke shkaktuar zemërim tek publiku që po ndiqte në heshtje seancën.

I qetë, i akuzuari, pasi ka pranuar veprimet ndaj 7-vjeçares dhe duke mohuar akuzën ndaj 6-vjeçares, ka kërkuar falje kur kryetari i gjykatës e ka pyetur “një baba me 4 vajza, si mund ta bësh këtë?”

50-vjeçari u dënua gjithsej 28 vjet dhe 36 mijë euro gjobë dhe u rikthye në burg.

/Burimi: Tirnavitika/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *