Konfliktet u ‘transferuan’ edhe në Shqipëri/ Sherr mes afganëve në Lezhë, gruaja qëllon me thikë bashkëjetuesin!

Policia e Lezhës nëpërmjet një informacioni paraprak, ka bërë me dije se në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë ka ndodhur një konflikt.
Mësohet se një grua 26 vjeç plagosi me thikë bashkëjetuesin e saj M.K., 33 vjeç.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
Lezhë/Informacion paraprak:
“Më datë 23.10.2021, në Shëngjin Lezhë, në ambientet ku janë akomoduar shtetasit afganë, si pasojë e një konflikti të çastit, shtetasja afgane Z.K., 26 vjeçe ka plagosur, dyshohet me mjet prerës thikë, bashkëjetuesin e saj shtetasin M.K., 33 vjeç, i cili është transportuar në spitalin Rajonal Lezhë, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”.
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *