‘Arnaut’ inat apo Erdogan inat? Ja vendimi i ‘hekurt’ i Turqisë për ambasadorët perëndimorë!

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, tha të shtunën se kishte urdhëruar Ministrinë e Jashtme të shpallte ‘non grata’ 10 ambasadorë të vendeve perëndimore pas thirrjeve për lirimin e filantropistit Osman Kavala, duke rrezikuar një nivel të ulët në marrëdhëniet tashmë të tensionuara të Turqisë me Evropën dhe SHBA.

Vendimi mund të përmbysë përpjekjet e fundit të Ankarasë për të riparuar lidhjet me Uashingtonin dhe BE-në dhe të shkaktojë më shumë dëmtim ndaj monedhës turke,Lira, e cila ka rënë ndjeshëm javët e fundit mes shqetësimeve për ekonominë.

Kavala ka qenë në burg për katër vjet, i akuzuar për financimin e protestave mbarëkombëtare në 2013 dhe për përfshirjen në një grusht shteti të dështuar në 2016. Ai i ka mohuar akuzat.

Erdogan sinjalizoi se diplomatët do të detyroheshin të largoheshin nga vendi pasi nënshkruan një deklaratë të përbashkët, të botuar të hënën e kaluar, që kërkonte lirimin e biznesmenit dhe filantropit të burgosur Osman Kavala.

Në një deklaratë të përbashkët në 18 tetor, ambasadorët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kanadasë, Danimarkës, Francës, Gjermanisë, Holandës, Norvegjisë, Suedisë, Finlandës dhe Zelandës së Re kërkuan për një zgjidhje të drejtë dhe të shpejtë të çështjes së Kavalës dhe për ‘lirimin urgjent’ të tij.

“I dhashë urdhrin e nevojshëm ministrit tonë të Jashtëm dhe thashë se çfarë duhet bërë: Këta 10 ambasadorë duhet të shpallen persona ‘non grata’ menjëherë. Do ta zgjidhni problemin menjëherë”, – tha Erdogan gjatë një fjalimi, duke përdorur një term që do të thotë se një diplomat nuk është më i mirëpritur në vend.

“Ata do ta njohin dhe kuptojnë Turqinë. Ditën kur ata nuk e njohin dhe kuptojnë Turqinë, ata do të largohen”, – tha ai gjatë një takimi me mbështetës në qytetin veriperëndimor të Eskisehir.

Deklarata e përbashkët e dhjetë ambasadorëve – nga Kanadaja, Danimarka, Finlanda, Franca, Gjermania, Holanda, Zelanda e Re, Norvegjia, Suedia dhe SHBA – bëri thirrje për një zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë të rastit të Kavalës, i cili ka qenë pas hekurave për katër vitet e fundit me akuzat për organizmin e protestave të vitit 2013 dhe kërkimit të përmbysjes së qeverisë.

Kavala u shpall i pafajshëm vitin e kaluar lidhur, por vendimi u rrëzua këtë vit dhe iu shtuan akuzat për një rast tjetër në lidhje me tentativën për grusht shteti të vitit 2016.

Grupet e të drejtave të njeriut, partitë e opozitës dhe madje edhe anëtarët e vetë partisë në pushtet të Erdoganit i kanë përshkruar akuzat si të dobëta dhe të motivuara politikisht. Në vitin 2019, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut urdhëroi lirimin e tij.

Por Kavala ka mbetur e bllokuar në një seri gjyqesh kafkiane. Kavala, 64 vjeç, është bërë një simbol i goditjes gjithëpërfshirëse të mbikëqyrur nga Erdogan.

/Burimi: Financial Times/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *