Zbulohet lokali ‘strehë’ e kokainës në Tiranë! Arrestohet menaxheri dhe stafi, në kërkim pronari

Aksionit policor i koduar ‘Klienti” ka vënë nën pranga shtatë persona mes të cilëve klientë dhe punonjës të një lokali në rrugën “Gjin Bue Shpata” në Tiranë pasi janë kapur duke konsumuar lëndë narkotike të llojit kokainë. Ndërkohë pronari i këtij subjekti është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Operacioni për kapjen e tyre ka nisur pas raportimeve të qytetarëve të cilët kanë njoftuar policinë pasi lokali qëndronte hapur edhe gjatë orës policore. Nga hetimet ka rezultuar se lokali ishte përshtatur për shitje drogë dhe qëndronte 3 ditë të javës hapur pas orarit të lejuar me akt normativ, në kuadër të masave për parandalimin e pandemisë.

Personat e arrestuar qëndronin në lokal duke konsumuar lëndë narkotike, ndërsa në sfond luanin muzikë me volum të lartë.Menaxheri i lokalit Mariglen Salla, banakierët e lokalit Donald Cenaj, 24 vjeç, Marjo Balliu, 25 vjeç, Erjon Xheferri, 23 vjeç, Leon Kadriu, 20 vjeç, dy klientë të lokalit Gridi Mihali, 28 vjeç, dhe Barsel Halilaj 30 vjeç janë vënë në pranga nga policia.

Gjatë kontrollit të ambientit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një sasi dozash me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, ndërsa janë sekuestruar edhe pajisjet muzikore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Në pranga janë vënë

  1. Mariglen Salla, 39 vjeç menaxheri i lokalit
  2. Donald Cenaj, 24 vjeç, banakier i lokalit
  3. Marjo Balliu, 25 vjeç, banakier i lokalit
  4. Erjon Xheferri, 23 vjeç, banakier i lokalit
  5. Leon Kadriu, 20 vjeç, banakier i lokalit
  6. Gridi Mihali, 28 vjeç, klient i lokalit
  7. Barsel Halilaj, 30 vjeç, klient i lokalit

Në kërkim

  1. Pronari i lokalit dhe një person tjetër

Nën hetim

  1. Një 32-vjeçar, staf i lokalit

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *