Tragjedi në botën e sportit/ Fitoi medaljen në Kampionatin Botëror, vritet me armë Alex Quiñónez

Sprinteri Alex Quiñónez është vrarë në vendin e tij, Ekuador. 32-vjeçari, i cili përfundoi i treti në 200 metra në Kampionatin Botëror të Atletikës në Doha dy vjet më parë, thuhet se u qëllua për vdekje jashtë një qendre tregtare në qytetin port të Guayaquil të premten mbrëma, së bashku me një person tjetër të paidentifikuar.

Ministria e Ekuadorit e sportit e bëri të ditur lajmin në një deklaratë në rrjetin e saj në Twitter, duke thënë: “Sot humbëm një atlet të madh, një person që na bëri të ëndërrojmë, që na emocionoi. Policia Kombëtare ndodhet në vendngjarje dhe autoritetet po kryejnë hetimet përkatëse. Ai do të mbetet përgjithmonë në zemrat e të gjithë ekuadorianëve.

Të dielën, stadiumi i futbollit Folke Anderson në Esmeraldas do të mbajë një ceremoni për të marrë arkivolin e Quiñónez.

“Na vjen shumë keq për humbjen e dhimbshme të Alex Quiñónez, babait, djalit, një vrapues i madh që la gjumrnën e tij  n sporti. Ngushëllimet tona më të sinqerta për të dashurit tuaj. U prefsh ne paqe. Ata që marrin jetën e ekuadorianëve nuk do të mbeten pa u ndëshkuar. Ne do të veprojmë me forcë”, shkroi në Tëitter Presidenti i Ekuadorit, Guillermo Lasso.

Komiteti Olimpik i vendit tha në një deklaratë se rrethanat për vdekjen nuk ishin sqaruar ende.

/Burimi: The Guardian/ Përshtati: Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *