Regjisori Joel Souza ka reaguar për herë të parë pas ngjarjes tragjike që ndodhi në xhirimet e filmit të Alec Baldwin, “Rust”. Ai bëri një deklaratë pasi kishte mbetur i plagosur nga Alec, i cili po ashtu vrau aksidentalisht edhe drejtoreshën e fotografisë, Halyna Hutchins.
“Jam i mërzitur nga vdekja e shoqes dhe koleges sime, Halyna”, tha Souza në një deklaratë për Fox News. “Ajo ishte e sjellshme, jashtëzakonisht e talentuar dhe luftoi për çdo centimetër e gjithmonë më shtynte të bëhesha më i mirë. Në këtë moment të vështirë ngushëllimet e mia shkojnë për familjen e saj”.
“Jam i përulur dhe mirënjohës nga dashuria që kemi marrë nga komuniteti ynë i kineastëve, njerëzit e Santa Fe dhe qindra të huajt që kanë arritur… Kjo me siguri do të më ndihmojë në shërimin tim”.
Souza u shtrua në spital meqë ishte qëlluar nga Baldwin gjatë xhirimeve të një skene në fermën Bonanza Creek afër Santa Fe. Në po të njëjtën ngjarje ngeli e vdekur Halyna Hutchins.
Alec pas gjithë kësaj bëri një reagim duke thënë se ndihet i tronditur dhe zemërthyer për atë që ndodhi.
E njëjta u transferua në ShBA dhe u zhvendos në Los Angeles, ku edhe filloi punën në fotografinë e modës.
/Burimi: FoxNews/ Përshtati: Priza.al/