VIDEO/ Tufa e luanëve i hidhet përsipër gjirafës, ja si arrin të shpëtojë kafsha

Disa pamje të tmerrshme tregojnë një tufë prej gjashtë luanësh të uritur që sulmojnë një gjirafë, e cila në fund arrin t’i shpëtojë sulmit barbar. Megjithëse e bllokuar nga luanët që e kafshojnë në kurriz e në këmbët, xhirafa është e vendosur të mos kthehen në vaktin e tyre të radhës.

Kur predatorët e frikshëm mblidhen rreth kafshës së lartë, ajo fillimisht duket se do të rrëzohet prej kapjes së këmbëve prej tyre. Në një moment të sulmit, një prej luneshave kërcen në kurriz duke i ngulur dhëmbët xhirafës e cila ndalon avancimin e saj.

Por megjithatë, kafsha e dëshpëruar rinis të lëvizë duke tërhequr këmbët e bllokuara prej luanëve, derisa ata humbasin interesin duke hequr dorë nga preja e dëshiruar.

Pas largimit të disa prej tyre, xhirafa godet me shkelma predatorët e mbetur duke u çliruar prej tyre, megjithë plagët e kafshimeve. Pamjet u regjistruan në rezervatin Klaserie në Afrikën e Jugut.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *