‘Kërkoj falje kujtdo që…’/ Këngëtari i njohur infektohet me COVID-19

Ed Sheeran përmes një postimi në Instagram dha lajmin se është infektuar me Covid-19. Ai tashmë është izoluar në shtëpinë e tij. Këngëtari i njohur tha se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca nga shtëpia. Sheeran, i cili jeton pranë Framlingham në Suffolk, tha:

‘Kërkoj falje kujtdo që e kam zhgënjyer, qëndroni të sigurt të gjithë’.

Javën e kaluar Sheeran performoi në Londër si pjesë e çmimeve inaguruese ‘Earthshot’, të organizuar nga Duka dhe Dukesha e Kembrixhit.

Në postimin, Ed theksoi më tej:

‘Hej njerëz, një shkrim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv ndaj Covid-19, kështu që tani jam duke qëndruar në izolim dhe duke ndjekur udhëzimet e qeverisë”. “Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të jem në ndonjë angazhim, kështu që do bëj sa më shumë intervista dhe performanca të planifikuara nga shtëpia.’

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *