Ishte skenar? Gazetarja e njohur reagon për puthjen emocionuese të Borës dhe Donaldit

Në ‘Fun Club’ u diskutua edhe puthja e shumë komentuar e Borës dhe Donaldit, që i emocionoi të gjithë dhe shënoi një rekord për shikueshmëri.

Desada tha se fill pas puthjes kishte bërë një postim për ata të dy, por instagrami i saj ishte mbingarkuar me mesazhe që nuk duhet ta besonte të gjithë atë që po ndodhte, sepse ishte sa për show.

Por Desada vetë e bindur tha se shumë mund të dyshojnë se është show, por ajo që shohin sytë nuk të zhgënjen asnjëherë.

Të njëjtën gjë e ka mbështetur edhe gazetarja Iva Tiço, e cila tha:

“Asnjë skenar nuk mund ta bënte atë lloj shkëndije”.

Ndërsa Suada komentoi edhe raportin e Borës me shoqen e saj të ngushtë Semin, ku vlerësoi gjestin e Borës si një shoqe e ngushtë.

“Do e çojë qëllimin e tij deri në fund dhe besoj që është i karikuar për mirë. Futja e Borës i ka dhënë një shtysë që të luftojë, madje edhe Semit. Është shumë e vështirë sot që të kesh një shoqe shumë të mirë dhe mendoj që Bora e tregoi se është një bashkëshorte dhe shoqe shumë e mirë”, tha Suada.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *