FOTO/ Në 40-vjetorin e lindjes, Soni Malaj vendos të bëjë publike fytyrën e të bijës dhe ngjajnë aq shumë!

Soni Malaj ka festuar 40-vjetorin e saj, dhe ka organizuar një festë të madhe me të afërm e miq zemre. Edhe në këtë rast, këngëtarja risolli disa nga hitet e saj por nuk ishte vetëm. Bashkë me të ëmën, u ngrit të këndonte edhe vajza e saj, Ana, portretin e së cilës ajo e kishte mbajtur deri tani larg vëmendjes së publikut.

Nënë e bijë janë ngjitur në skenë ku kanë kënduar një nga këngët më të famshme të Sonit, “E vogla”. Kjo ishte hera e parë e Anës në skenë, ndërsa për Sonin, edhe pse nuk numërohen, kjo do të mbetet një nga më të veçantat, ose edhe më e veçanta në karrierën e saj.

Ajo e ka mbajtur të bijën larg blitzit të aparatit fotografik, madje tha se në rrjetet sociale, do të postonte foto me të kur ajo të shkonte 18 vjeç e të vendoste vetë. Soni shtoi me humor se atëherë do të postonte Ana foto me të, jo ajo me të bijën.

 

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *