Fiksimi për një vajzë, lejimi i një dasme dhe kalimi i një automjeti kanë çuar në pranga tre efektivë policie të Komisariatit të Policisë Nr.1 në Tiranë, pezullimin e gjashtë të tjerëve në Korçë.
Ndërkaq ditën e sotme, janë zëvendësuar shefat dhe policët e pezulluar Korçë 5 ditë më parë. Të pezulluar janë dy shefa, ai i komisariatit dhe qarkullimit dhe katër policë.
Në vendin e tyre janë komanduar Ilir Proda zëvendës drejtor;
Shefi i sigurisë rrugore Eduard Liço i cili zëvendëson përkohësisht shefin e qarkullimit;
Kurse shefi i krimeve të komisariatit Qemal Hoxhaj i cili zëvendëson përkohësisht shefin e komisariatit.
NË TOTAL NGA OPERACIONI:
Janë pezulluar nga detyra:
– Krenar Gjokutaj me detyrë Shef i Komisariatit të Policisë Korçë
– Klemend Pikuli me detyrë Shef Sektori i Qarkullimit Rrugor në DVP Korçë
– Petro Fraholli specialist për qarkullimin rrugor Korçë
– Genci Hysi me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Çlirim Akrobati me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
– Kamber Kllogjeri me detyrë agjent verifikues pranë Sektorit Qarkullimit Rrugor DVP Korçë
Janë arrestuar:
– Durim Murja
– Jashar Shehu
– Arjan Balla, të tre oficerë patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Në “Arrest shtëpie”:
– Matilda Hamolli, oficere patrulle në Komisariatin e Policisë Nr.1, Tiranë.
Por si u zbuluan të pezulluarit dhe për cfarë akuzohen?
Prokuroria dhe SHÇBA vepruan pas informacioneve se punonjësit e policisë së qarkullimit Korçë lejonin apo toleronin persona që transportonin emigrantë të paligjshëm. Nuk kryheshin kontrolle tek automjetet e dyshuara. Shmangeshin kontrollet në akset ku dyshohej kalimi i trafikantëve. Po i njëjti burim tha se nga përgjimet është mësuar se punonjësit nuk kryenin kontrolle në disa lokale në qytetin e Korçës duke lejuar shkeljen e orës policore.
Efektivët kanë qenë në vëzhgim prej dy muajsh, ku në “rrjetë” ranë edhe kolegët e tyre të Tiranës.
/Priza.al/