Avioni në Vermosh/ Dalin detajet e ekspertizës: Ra nga mbingarkesa e drogës, identifikohen dy shqiptarët

Autoritetet kanë bërë ADN-në e gjurmëve të gishtërinjve të lëna në avionin e rrëzuar tre javë më parë në zonën e Vermoshit me të cilin udhëtonin dy shqiptarë. Hetuesit kanë zbuluar se përmes avionit po transportohej sasi e madhe droge, që solli dhe rënien e tij.

Nga ana tjetër shenjat e gishtërinjve dhe gjurmët e ADN-së kanë zbuluar identitetet e dy personave që ndodheshin në avion. Mësohet se të dy janë shqiptarë dhe për momentin janë nën vëzhgim nga policia, por emrat e tyre nuk janë bërë ende publikë.

Gjithashtu po punohet për të identifikuar personat që ndihmuan dy shqiptarët të largoheshin pas rrëzimit të avionit. Siç u raportua edhe më herët ishte një person me fuoristradë të bardhë që mori dy udhëtarët e aksidentuar e u largua bashkë me ta e drogën në drejtim të Malit të Zi.

Avioni u rrëzua mëngjesin e 4 tetorit shumë pak metra larg kufirit që ndan Shqipërinë me Malin e Zi. Banorët e zonës treguan për mediat se personat që ndodheshin në avion nuk i kishin lënë të afroheshin pranë tyre.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *