Vdekja e 4 turistëve rusë/ Çfarë zbuloi ekspertiza e Mjekësisë Ligjore

Ekspertiza e Mjekësisë Ligjore ka dalë në përfundimin se katër turistët rusë kanë vdekur nga helmimi. Por pavarësisht kësaj, ende mbetet mister lënda që e ka shkaktuar këtë helmim të rëndë.

Nga ana tjetër, Prokuroria e Kavajës ka kërkuar ndihmë nga një laborator privat në Shqipëri për të analizuar ujin e pishinës dimërore ku po relaksoheshin turistët rusë.

Trupat e tyre janë tërhequr nga djali i vetëm i familjes Aleksandër Burenkov. Ambasada ruse në Shqipëri ka bërë me dije se trupat e tyre do tu nënshtrohen një tjetër ekspertize për të krahasuar rezultatet e saj me atë të Shqipërisë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *