Gjyqi ndaj ish-gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe 9 të pandehurve të tjerë është shtyrë. Shkak për shtyrjen e seancës gjyqsore është bërë mungesa e të pandehures Manuela Mallkuçi. Seanca tani do të mbahet më datë 2 nëntor në orën 15:00.
Hoxha u vu në pranga paraditen e 11 shkurtit bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.
Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje.
/Priza.al/