Përditshmëria është e bukur kur e ndan me atë që dashuron. Por ka edhe disa kurthe, për të cilat duhet të kesh kujdes.
-Mos u grind për ta bindur. Në vazhdim të shembullit të mëparshem. Nëse ai vazhdon t’i hedhë rrobat në karrige apo në dysheme, mos u grind. Por, me mënyrë të ëmbël, tregoi se dollapi dhe jo karrigia është vendi i duhur për rrobat.
-Mos u ngjit pas tij. Vertët jeni poshtë të njëjtës çati, por nuk është e thënë t’i ngjiteni njëri-tjetrit. Lerini hapësirën e duhur partnerit.
-Mos ndrysho sjellje, atë që bëjë me parë bëje dhe tani. Nëse përshembull mblidhje rrobat e tij kur shkoje në shtëpinë e tij në fundjavë, bëje dhe tani. Mos trego që çdo gjë e bëje sa për sy e faqe.
-Mos i mbaj inate. Mos e lër energjinë negative të futet në shtëpinë tuaj. Inati sjell vetëm inat, kështu që lëreni egoizmin mënjanë dhe bashkëbisedoni edhe për gjërat më të vogla.
-Asnjëherë mos flini të zënë. Por edhe nëse ndodh, pa i folur partnerit mund ta përqafosh. Zgjimi sigurisht që do jetë shumë ndryshe.
-Bëji surpriza. Provo t’i gatuash ushqimin e tij të preferuar, pa u mërzitur nëse nuk e ha. Vërtet mund të mos ia kesh dalë dhe ushqimi të mos hahet. Megjitatë nëse ai e ha vetëm për të të bërë qefin, atëherë mos e lër kurrë. Ai është ideali.
-Të jesh e paparashikueshme. Mos harro vrullin me të cilin e përqafoje kur kishe disa ditë pa e parë. Pse mos e kesh atë vrull çdo ditë. Edhe kur kanë kaluar vetëm pak orë pa u parë.
/Priza.al/