E rëndë në Krujë! 30 persona përfundojnë në spital me shenja helmimi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Krujë ditën e sotme ku 30 qytetarë kanë përfunduar në spitali me shenja helmimi. Mësohet se qytetarët janë paraqitur në Urgjencë thuajse me të njëjtat simptoma. Ata kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe më pas janë larguar për në banesat e tyre.

Në lidhje me rastin në fjalë, drejtoresha e spitalit Yllka Shetaj është shprehur se nuk dihet nëse nëse helmimi vjen nga uji apo ushqimi. Në një prononcim për Report TV, Shetaj deklaroi se ka raste të shtuara të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë për shkak të helmimit

“Ka raste të shtuara të pacientëve që kanë kërkuar ndihmë për shkak të helmimit. Kanë marrë mjekim në urgjencë dhe janë larguar. Nuk dimë nëse helmimi vjen nga uji apo ushqimi, kemi kërkuar të bëhen analiza nga NJVKSH. Nuk mund të them se kemi të bëjmë me helmim masiv,”– u shpreh ajo.

NJOFTIMI

Policia e Krujës, pas marrjes së njoftimit mesditën e sotme, nga urgjenca e Spitalit të Krujës, se dy ditët e fundit kanë shkuar për ndihmë mjekësore, rreth 35 shtetas, të cilët dyshohet se janë helmuar, menjëherë ka ngritur grupin hetimor, i cili ka shkuar në spitalin e Krujës dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e shkakut.

Nga ana e Policisë janë njoftuar organet e shëndetit publik dhe të AKU-së, për të sqaruar këtë situatë. Priten analizat nga DSHP Krujë dhe Tiranë.

Grupi hetimor po kryen të gjitha veprimet procedurale, me qëllim zbardhjen e shkakut dhe sqarimin e rrethanave të këtyre rasteve.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *