Topalli i del krah Berishës, edhe pse se ai heshti kur ish-kryeparlamentarja u largua nga PD

Ish-kryeparlamentarja Jozefina Topalli ka komentuar sjelljen e Berishës në kohën kur në kohën kur ajo u largua nga Partia Demokratike.

E ftuar në emisionin Top Talk në Top Channel, Jozefina Topalli nuk shprehu asnjë kritikë ndaj Berishës edhe pse ai heshti pas asaj që ndodhi. Sipas saj, Berisha ka bërë një ndërhyrje të kujdesshme mediatike për këtë çështje, por pak është parë nga qytetarët.

“Mua më kanë bërë edhe armike edhe kolaboracioniste. Ai ka bërë edhe një ndërhyrje, por pak është lexuar. Ai thotë që ata që flasin në këtë mënyrë janë kritikë të Lulzim Bashës, ka bërë kujdes, ka një diferencë mes kritikës dhe armikut. Unë po tregoj një ndërhyrje të tij mediatike të kujdesshme, jo në përballje, por të kujdesshme”, tha Topalli.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *