Balla i kundërpërgjigjet Bashës: Shqipëria vazhdon me konsolidimin e reformave për rrugën drejt BE-së

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste Taulant Balla i është kundërpërgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha për raportet e publikuara. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Balla tha se dokumenti i vetëm që duhet t’i referohemi të gjithë është progres-raporti i Komisionit Europian që sipas tij është raporti më i mirë që ka marrë Shqipëria ndonjëherë.

Për sa i përket propozimeve të Partisë Demokratike, Balla tha se përshëndet opozitënn që është kthyer në jetën e dobishme parlamentare.

”Do të shihte mirë që mazhoranca dhe opozita të respektonin qëllimin e kësaj seance të Kuvendit. Nuk jam këtu për të replikuar me kryetarin e opozitës. Do të doja që ai të kishte paraqitur një dokument serioz. Dokumenti që ne duhet t’i referohemi është progres-raporti i Komisionit Europian. Është viti i 15 që KE sjell një raport të tillë. Opozita duhej të ishte e mirëpritur për të kërkuar një mocion diskutimi për progres-raportin si më i pacënueshmi për sa i përket integritetit. Progres-raporti i 2021 është raporti më i mirë që nga fillimi i tyre. Ky është progres-raporti i parë që thotë se Shqipëria vazhdon me konsolidimin e reformave për rrugën drejt Bashkimit Europian. Ky ëstë raporti i parë që të gjitha detyrat e lëna për sa i përket Reformës në Drejtësi quhen si të përmbushura. Për PS-në kur flitet për reformën zgjedhore një çështje ka qenë thelbësore vota e atyre që jetojnë jahtë. Për 25 prillin e 2025-ës shpresoj të kemi kohën që shqiptarët që jetojnë jashtë të marrin pjesë. Unë nuk do t’u përgjigjem për propozimet e ndryshimeve kushtetuese”- tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *