Emocione të forta janë shpalosur nga tifozët e futbollit mbrëmjen e sotme të cilët pas dy vitesh do të kenë mundësinë të shohin live ndeshjen e derbit mes Tiranës dhe Partizanit në stadiumin më të ri të kryeqytetit.
Pak minuta para startit të derbit, “Air Albania” ka nisur të presë tifozët e parë teksa deri në mesditë ishin shitur 10 mijë bileta. Sfida Tirana-Partizani garanton të jetë një spektakël për sportdashësit.
Redaksia “Priza.al”, sjell dy video të tifozëve të cilët kanë bllokuar rrugët dhe janë nisur drejt stadiumit për të parë ndeshjen.
Derbi Tirana-Partizani vjen në momentin më të keq të skuadrës së drejtuar nga Ilir Daja. Të kuqtë kanë bërë një nisje jo të mirë sezonit, teksa kanë regjistruar 4 barazime dhe një humbje. Distanca me kreun, që mbahet pikërisht nga rivali i përjetshëm është 7 pikë.
E thënë ndryshe, derbi është udhëkryqi i sezonit për Partizanin, ku edhe barazimi vlen shumë pak. Një pikë thjesht do të zgjaste krizën e rezultateve të një skuadre që është ndërtuar për titullin kampion. Ndërsa humbja do të vinte në dyshim të fortë të ardhmen e trajnerit Daja.
Rikujtojmë që arbitri që do të vendosë drejtësinë në derbin e kryeqytetit mes Tiranës dhe Partizanit, është Eldorjan Hamiti.
Gjyqtari nga Lezha do të ketë përgjegjësinë e një prej sfidave më delikate në futbollin shqiptar. Dy arbitrat anësorë do të jenë Ridigert Çokaj dhe Dojando Myftaraj, po ashtu nga qyteti i Lezhës. Ndërsa në dhomën e VAR-it do të jetë Kridens Meta
/Priza.al/