Rritje e lehtë temperaturash dhe vranësira, njihuni me parashikimin e motit për sot

Vendi ynë gjatë ditës së sotme do të ketë një mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira të lehta, që do të dominojnë deri në mesditë. Pasditja do jetë kryesisht me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por vranësira të lehta mbeten në Verilindje dhe Juglindje.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit mbeten të pandryshuara në mëngjes, por rriten në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 20°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor, duke krijuar në det dallgëzim mbi 2 ballë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *