“Duke u nisur nga disa pyetje që janë bërë në lidhje me deklaratën e 18 tetorit Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmojnë respektimin e nenit 41 të Konventës së Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike”,- thotë Ambasada amerikane në Ankara në një postim që ka bërë në llogarinë e saj në “Twitter”.

Kjo deklaratë e Ambasadës amerikane është ripostuar  në “Twitter” edhe nga Ambasadat e Kanadasë, Finlandës, Danimarkës, Holandës, Suedisë, Norvegjisë dhe Zelandës së Re në Ankara, ambasada të cilat kishin nënshkruar deklaratën për [lirimin e] Osman Kavala.

Më parë, ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera kishin lëshuar deklarata në të cilat siguroheshin se respektojnë traktatin diplomatik për të mos ndërhyrë në punët e brendshme të vendit pritës. Gjatë fundjavës, Erdogan njoftoi se kishte urdhëruar ambasadorët e dhjetë vendeve të shpalleshin “persona të padëshirueshëm”, sepse ata kërkuan lirimin e Osman Kavalas, biznesmenit dhe filantropit të opozitës, i cili po mbahet nën akuzën e sponsorizimit të protestave dhe nxitjes së protestave në vitin 2016.

“Qëllimi ynë nuk ishte të provokonim një krizë, por të mbronim të drejtat e Turqisë. Gjyqësori i Turqisë nuk merr urdhra nga askush”, këmbënguli Erdogan, duke thënë se ai nuk mund të toleronte një grup ambasadorësh që t’i jepnin urdhra.

Ai gjithashtu përsëriti se askush nuk mund të qëndrojë në Turqi nëse nuk e respekton vendin.

/Priza.al/