Vrau burrin me armë në tregun e Milotit, dënohet me 9 vite burg Violeta Donaj

Violeta Donaj është dënuar me 9 vite burg nga apeli i Tiranës. 38-vjeçarja ka vrarë bashkëshortin e saj në vitin 2018 në Tregun e Milotit.

Më 17 qershor, Donaj ka ekzekutuar me pistoletë Kujtim Donajn, bashkëshortin e saj. “Eja tek tregu”, ishte  komunikimi telefonik i fundit mes bashkëshortëve.

Violeta Donaj ishte ajo e cila mbërriti e para në treg me automjetin e saj SMART, ngjyrë e kuqe e errët, me targa AA389LR. Pas këtij momenti, ajo i ka telefonuar bashkëshortit të saj që të vinte te kioska ku ata tregtonin, për të sistemuar mallin. Në momentin që Kujtim Donaj, 42 vjeç, ka mbërritur pranë vendit të punës, ai është qëlluar me tre plumba pistolete TT, pas shpine nga bashkëshortja e tij.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *