Europol bën ‘kërdinë’, arreston 150 persona në të gjithë botën! Sekuestrohen miliona euro, drogë e armë

Rreth 150 persona janë arrestuar në një operacion global kundër trafikimit në “rrjetin e errët” në internet, njoftoi sot forca policore evropiane Europol me qendër në Hagë.

Gjatë operacionit të quajtur “DarkHunTOR” u sekuestruan miliona euro, Bitcoin, drogë dhe armë.

Operacioni “përfshiu një numër aksionesh të veçanta në Australi, Bullgari, Francë, Gjermani, Itali, Holandë, Zvicër, Britani dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Europol.

Në SHBA , rreth 65 persona u arrestuan në këtë operacion, i cili lejoi, ndër të tjera, 47 arrestime në Gjermani, 24 në Britani, 4 në Itali dhe 4 në Holandë.

Disa nga të arrestuarit ishin “shënjestra të rëndësishme” për Europol.

Konkretisht u sekuestruan 26.7 milionë euro para në dorë dhe monedha digjitale Bitcoin, dhe drogë, kryesisht 25,000 qese me drogë ekstazi dhe 45 armë zjarri.

Në Itali, policia mbylli gjithashtu qendrat e paligjshme tregtare, të njohura si ” DeepSea ” dhe ” Berlusconi “, të cilat shfaqnin ” më shumë se 100,000 reklama të produkteve të paligjshme” , sipas Europol, operacioni i të cilit ishte i koordinuar me Eurojust, Zyra Evropiane e Bashkëpunimit Gjyqësor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *