Prezenca e OSBE në Tiranë mbështet fushatën e kreut të KQZ, Ilirjan Celibashi, për të publikuar të gjitha rekomandimet e OSBE/ODIHR për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit dhe duke bërë thirrje për përmbushjen e tyre.
Në një postim në “Facebook”, OSBE publikon gjetjet e raportit përfundimtar për zgjedhjet, ndërsa iu bën thirrje autoritetet shqiptare t’i vënë ato në zbatim.
“I bashkohemi fushatës ndërgjegjësuese të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi për rekomandimet e OSBE/ODIHR-it në raportin e zgjedhjeve të fundit dhe i inkurajojmë autoritetet shqiptare t’i vënë ato në zbatim”, thuhet në postim.
/Priza.al/