Operacioni i koduar ‘Magnetic Box’ ka vënë në pranga 7 shqiptarë, të moshave 20 deri në 37 vjeç, ndërsa në kërkim janë ende 5 të tjerë.
Të prangosurit, mes tyre edhe shqiptarë të Kosovës, të cilët ishin persona me precedentë të mëparshëm në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike nëpër zonën e L’Aquilas. Të gjithë të bashku bënin transportin, blerjen, shitjen e kokainës nëpër qytet.
Hetimi për grupin kishte nisur që në vitin 2018, falë arrestimit të një shtetasi italian, i cili më pas rezultoi se kontrollonte një pjesë të madhe të shitjeve në territorin e Petinos, Torrione dhe Pile. Këtij të fundit drogën ia siguronte grupi shqiptar, për t’i shpërndarë më pas nëpër kinema dhe qendra tregëtare të zonës.
Po ashtu traafikuesit përdornin magnete në qeset e kokainës për t’i fshehur në pjesë të ndryshme të makinave, ndaj dhe operacioni mori emrin e koduar ‘Magnetic box’.
/Burimi: Ilcapoluogo.it/