Për të demonstruar gatishmërinë dhe forcën ushtarake ndaj provokimeve të shumta të Turqisë, ushtria Greke në bashkëpunim me forcat speciale të Gardës Kombëtare të Qipros, zhvilluan këto ditë një stërvitje të përbashkët ushtarake.
Strategët ushtarakë të Athinë dhe Nikosias ishin kujdesur mirë që përveç sinjaleve të forcës, t’i jepnin Ankarasë por edhe Tiranës (që ata e konsiderojnë vasale të Turqisë) edhe mesazhe të qarta politike.
Kjo u pa më së miri në gërshetimin origjinal që modeluesit e stërvitjes ushtarake i kishin bërë gërshetimit të arsenaleve perëndimore dhe atyre lindore, ku bashkë me tanket dhe helikopterët e prodhimit rus, bashkërendonin edhe armatime të fundit serbe, por edhe ato perëndimore.
Ndërkohë për Tiranën zyrtare dhe Shqipërinë, mesazhi ishte edhe më i qartë, pasi në një tank që i printe një regjimenti të tërë sulmi të koracuar, ishte shkruar me germa kapitale cirilike emri i Kostandino Kacifas, të riut nga Bularati i Gjirokastrës që u vra në përpjekje me forcat speciale “RENEA”.
Stërvitja e përbashkët ushtarake ndërdisiplinore me trupat e Qipros greke, e emërtuar “IRIS 2021”, synonte përballjen dhe kundërmësymjen ndaj një agresioni të mundshëm të Turqisë.
Pamjet janë publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Gardës Kombëtare Qipriote. Në stërvitje mori pjesë edhe një tank ushtarak me emrin “Konstantinos Kacifas”. Skenari i stërvitjes përfshinte operacione mbrojtëse dhe sulmuese. Në veçanti, fillimisht u improvizua një aksion mbrojtës për ndalimin e forcave të infiltruara të Këmbësorisë së Motorizuar (M/K) dhe më pas një aksion agresiv për identifikimin dhe eliminimin e të infiltruarve.
Në fazën përfundimtare të stërvitjes më 20 tetor 2021 morën pjesë komandanti i Gardës Kombëtare, Gjeneral-Lejtnant, Demokritos Zervakis, Zv.gjeneral-Lejtnant, Kostas Chrysiliou dhe Hierarkia e Shtabit të Përgjithshëm të Gardës Kombëtare greke dhe qipriote, ku vunë re nivelin e lartë të aftësisë ushtarake greke.
Në lidhje me personazhin Kostandino Kacifas, me origjinë minoritare greke, tre vjet më parë ai qëlloi me breshëri kallashnikovi dhe terrorizoi një pjesë të banorëve në fshatin Bularat në Gjirokastër.
Më pas ai qëlloi ndaj efektivëve të RENEA-s, të cilët e rrethuan në një kodrinë deri sa e neutralizuan, në afërsi të fshatit. Ngjarja ka ndodhur në ditën e festës kombëtare të Greqisë. (Vetë)vrasja e Kacifas ngjalli tension midis dy shteteve fqinje, Shqipërisë dhe Greqisë, pasi kjo e fundit akuzonte se gjithçka ishte kryer me qëllim dhe prapavijë nacionaliste.
/Burimi: veteranos.gr/Përshtati: Priza.al/