Një kilogram kushton 12 mijë dollarë?! Ose ky është frut ‘çudibërës’, ose japonezët janë mashtruesit më të mëdhenj në botë!  

Në Japoni frutat konsiderohen si një luks dhe të dhurosh fruta është një diçka tepër e nderuar. Por në Japoni tregtohet edhe një prej futave më të çuditshme por edhe më të shtrenjta në botë.

Japonezët e quajnë këtë rrush “Ruby Roman”, sepse është po aq i bukur sa një rubin dhe ju ndiheni si një perandor romak kur e keni të servirur.

Rrushi i kuq ka përmasa të ngjashme me topat e ping-pongut, shkruan “Lux life”. Çdo rruazë individuale mund të peshojë deri në 20 gram.

Đây là giống nho đắt nhất thế giới: Ăn một chùm hết 250 triệu, ăn một quả  chỉ tốn 8,5 triệu mà thôi!

Përveç se është aq lëng, ky rrush gjithashtu ka një përmbajtje të lartë sheqeri dhe aciditet të ulët.

Diçka si një karamele sheqeri me shije pak të thartë, por në vend që të jetë e fortë, është e butë dhe me lëng.

Image

Kush e blen këtë rrush?

Me sa duket, disa individë të pasur nga Hiakurakusi e kanë blerë këtë rrush, me një çmim rekord për nga shtrenjtësia në vitin 2019.

Ata kanë paguar 10 mijë dollarë për rreth një kilogram, që do të thotë se një kokërr rrush kushton rreth 470 dollarë, por nuk ka qenë ky çmimi më i lartë ofruar për këtë frut “luksoz”.

Một chùm nho giá bằng 2 chỉ vàng, nhà giàu Việt vẫn xếp hàng chờ mua

Për këtë shumë mund të blini një unazë ari tetëmbëdhjetë karatëshe me diamante dhe një rubin, ose mund t’i kërkoni që t’ju ushqejnë me këtë rrush ndërsa luani rolin e perandorit.

Nga vjen ky rrush i çmuar?

Ai vjen nga prefektura japoneze Ishikaëa, dhe u prezantua në vitin 2008 si një frut i shtresës së lartë.

Kompanitë e japin atë si një dhuratë promovuese, kështu që është në kërkesë të lartë.

Bánh sandwich bơ đậu phộng đắt nhất thế giới, bữa sáng dành cho người giàu  không biết tiêu tiền sao cho hết

Përveç kësaj, kultivuesit shesin vetëm një sasi të caktuar në të njëjtën kohë, në mënyrë që të ruajnë ekskluzivitetin, kërkesën dhe çmimin.

Fermerët synojnë të shesin një bistak rrushi premium për mbi 1000 dollarë. Sidoqoftë, një bistak rrushi “Ruby Roman” u shit për 12,000 dollarë në një ankand në vitin 2020.

These “Ruby Roman” Grapes Just Sold for a Whopping $11,000 in Japan | First  We Feast

Çmimi i rrushit ka shkaktuar një mori reagimesh në internet. Ndërsa shumë janë të shokuar, të tjerë janë kuriozë të dinë se çfarë shije ka ky lloj rrushi, apo çfarë efektesh jep në organizëm përveç se shijon si një frut i ëmbël.

japanese-ruby-roman-grape-fruit — MomoBud

Image

/Priza.al/

 

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *