117 mijë doza të tjera të vaksinës ‘Pfizer’, kanë mbërritur në vendin tonë. Mësohet se këto vaksina kanë ardhur në kuadër të kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Lajmi është bërë i ditur nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu e cila shprehet se në vendin tonë deri më tani kanë mbërritur 2,496,960 vaksina.
Postimi i Manastirliut:
Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.
Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.
#VAKSINOHU??
#JetaJoteVLEN♥️
/Priza.al/