‘Në Shqipëri ka ardhur programi…’/ Gazetari Artan Hoxha ‘paralajmëron’ kriminelët: Whatsapp-i juaj po përgjohet!  

Agjencitë ligjzbatuese në Shqipëri duket se kanë bërë një hap tjetër përpara, këtë herë në teknologjinë e përgjimeve. Edhe pse nuk dihet se sa, mësohet se shteti shqiptar ka blerë tashmë dhe disponon pajisjet e nevojshme dhe programin e posaçëm për të përgjuar edhe rrjetet sociale, më saktë Whatsapp-in.

Ndërsa ka folur në emisionin “Opinion”, lidhur me mënyrat se si mund të përgjohemi, apo se si mund të hakerohen telefonat tanë, gazetari Artan Hoxha tha se, në Shqipëri ka ardhur edhe një program që mundet të përgjojë Whatsappin.

Hoxha tha se, kjo platformë është përdorur edhe nga politikanët, por tashmë ata përdorin më shumë “Signal”.

“Whatsappi për shumë kohë ka qenë mënyra kryesore komunikimit të autoriteteve, Kryeministri, ministrat dhe të tjerë komunikonin në Whatsapp. Programi për përgjimin e Whatsapp-it ka ardhur, por nuk është në funksion. Në Shqipëri përgjon Whatsapp skuadra e posaçme.

Ata afrohen 150 metër, kanë një pajisje, e kanë të identifikuar personin që do përgjojnë dhe ai e zbardh Whatsappin. Afrohet në distancë. Ajo kap në celularin tënd, por nuk kap gjithë programin.

Për të kapur gjithë programin duhet të autorizohesh tek kompania në Amerikë. Në vitet e fundit ka ndryshuar komunikimi. Kryeministrat, ministrat nuk përdorin më Whatsapp, përdorin Signal.

Deri pa rënë sky përdornin sky, sepse ishte i pakriptueshëm. Por nëse të sulet një agjenci serioze të fik derën dhe nuk ke çfarë i bën farë. Nëse hyn një haker normal, pastaj është tjetër gjë”,- deklaroi gazetari Hoxha.

/Burimi: Opinion.al/

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *