Pas infektimit të tij, vajza 1-vjeçare e Ed Sheeran, Lyra, ka rezultuar pozitive me COVID-19. Së fundmi artisti ka zbuluar se të dy tani po izolohen së bashku për dhjetë ditë derisa virusi të kalojë.
‘Jam duke u izoluar me vajzën time. Unë kam qenë vetëm me të, pa gruan time, pasi jemi të dy pozitivë. Tani do të kaloj 10 ditë vetëm me të’,- tha ai.
Më herët, kur dha lajmin e infektimit të tij ai u shpreh se do të vazhdojë të japë intervista dhe performanca të planifikuara nga shtëpia.
‘Hej djema, shënim i shpejtë për t’ju thënë se fatkeqësisht kam rezultuar pozitiv për Covid-19, kështu që tani jam duke u izoluar dhe duke ndjekur udhëzimet e shëndetësisë. Kjo do të thotë që tani nuk jam në gjendje të bëj përpara me ndonjë angazhim personal, kështu që do të bëj sa më shumë intervista/performancat e mia të planifikuara nga shtëpia.’
Si pjesë e promovimit, Sheeran do të bashkohej me Zane Lowe të Apple Music javën e ardhshme për të luajtur këngë nga albumi i tij dhe për të marrë pyetje nga fansat, por mesa duket një pjesë e këtij eventi do të organizohet online.
Përsa i përket jetës në familje, artisti ka treguar më herët se çdo javë zhvillojnë një takim romantik me bashkëshorten, ku diskutojnë për njëri-tjetrin e gjithçka tjetër, por jo për vogëlushen e tyre.
‘Unë dhe gruaja ime kemi takime romantike. Zhvillojmë takime romantike strikte çdo javë. Dhe nuk ka rëndësi kush është në qytet ose kush do të takohet me ne, është gjithmonë kjo mbrëmje në javë dhe ne dalim jashtë dhe rregulli ynë është se nuk mund të flasim për vogëlushen tonë. Duhet të flasim për njëri-tjetrin, sepse si prind shpenzon shumë kohë duke diskutuar për prindërimin dhe në një farë mënyre e harron se kush ishe më parë. Kështu që kemi një ditë në javë ku jemi ata që ishim më parë’, ka treguar Ed Sheeran.
/Priza.al/