Çfarë po ndodh në Jug?/ Policia, SHISH dhe Anti-terrori, në gatishmëri! Gazetari Hoxha: Nesër festa kombëtare e Greqisë, mund të ketë…

Data 28 tetor për shqiptarët mund të mos thotë asgjë, por për fqinjin tonë Jugor, Greqinë, ajo është festë kombëtare dhe ditë përkujtimore.

Kjo datë që i takon 28 tetorit të vitit 1940 njihet si dita e “JO”-së greke. Në përkujtim të kësaj dite, që është festë kombëtare në Greqi, aktivitete zhvillohen edhe nga minoritarët grekë në Shqipëri.

Tre vite më parë, kjo ditë kaloi me incidente, pasi përkoi me vrasjen e Konstantinos Kacifas. Gazetari investigativ, Artan Hoxha, i ftuar në “ABC LIVE” u shpreh se, këto aktivitete me pjesëmarrjen e shoqatave nacionaliste shoviniste nuk duhet të lejohen nga autoritetet shqiptare.

Media greke: Kacifas e parashikoi vdekjen, çfarë bisedoi me gruan | Gazeta  DITA

 

“Në fakt dita e festës kombëtare greke, që festohet edhe në Jug të Shqipërisë ku ndodhet i përqendruar minoriteti grek. Nuk është se problemi ka nisur me vrasjen e Kacifas, edhe më herët ka pasur probleme në kufijtë tanë jugorë, por i kanë lejuar ‘të bëhet çfarë të bëhet dhe të kalojnë shpejt’.

Pra nuk është 28 tetori që tërhoqi vëmendjen, por ka filluar më herët. Shoqata greke, nacionaliste me nuanca shoviniste që i financojnë që paraqiten në Jug të vendit me simbole të Vorio-Epirit, është kthyer në simbol për atë pjesë të pretenduar që sipas tyre duhet të ishte pjesë e territorit grek.

Zbardhet ekspertiza, Kostandin Kacifas vrau veten - Opinion.al

Këto janë aktivitete kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve. Ajo që shqetëson është fakti i pjesëmarrjes, para dy vitesh ishte Agimi i Artë, por edhe deputetë të partisë që sot është në pushtet ‘Demokracia e Re’, sepse kjo përkthehet në vota.

Kjo nuk është një gjë kalimthi, por e përvitshme, që bëhet çdo vit. Por autoritetet tona i kanë toleruar. Unë mendoj se kjo duhet të zgjidhet ndryshe, të parandalohet kjo gjë. Problemi është prapavija që ka krijuar probleme.

Artan Hoxha publikon videon që 'fundos' nënën e Kacifasit e ish-kreun e  OMONIA-s - Tirana Today

Por çfarë presim nesër? Pas vrasjes së Kacifas në Bularat ka pasur incidente, kujtojmë një vit më vonë, tre ditë para tentuan që të futen në Shqipëri një deputet dhe ish-deputet dhe u kthyen pas sepse shoferi i deputetit kishte armë dhe kjo nuk ishte e lejuar dhe Babis Karathanos, që u shpall ‘non grata’.

Ceremonia këtë vit u bë në datë 23, më përpara, ku merrnin pjesë familjarë të Kacifas. Në ceremoni ka qenë edhe konsulli grek i Gjirokastrës. Por për mua nuk mund të marrë pjesë një zyrtar grek për të përkujtuar një person që bëri luftë me policinë shqiptare për tre orë”,- tha ai.

Deklarata e priftit grek: E di që do më urreni, por Kacifas nuk ishte hero!

 

Por çfarë pritet që të ndodhë këtë vit? Gazetari Artan Hoxha foli për një rritje të vigjilencës në Jug të vendit për të parandaluar futjen e personave që më parë janë shpallur “non grata”.

Ka një prezencë të shtuar të SHISH-it tonë në Jug të vendit, të shërbimit të anti-terrorit të policisë së shtetit, pasi ka listën e personave që janë shpallur ‘non grata’, që kanë nxitur një frymë konfliktuale dhe pastaj kemi një listë, që i kalon 85 persona.

Trupi i Kacifas akoma në morg, famija kërkon ekspertë të pavarur -  Indeksonline.net

Kjo listë u është dhënë autoriteteve tona nga Qafë Bota në Kapshticë, që kufizohemi me Greqinë, që të pengojnë ardhjen e tyre, se vijnë me autobus dhe kolonë mjetesh. Është dhënë orientimi që nuk duhet të hyjnë, në këtë listë ka edhe eurodeputetë, si ajo e Qipros atëherë.

Unë mendoj që duhet t’i lësh të hyjë dhe t’i ndjekësh penalisht më pas. Kemi edhe një rritje të vigjilencës në kufirin e gjelbër. Vendi ku ka ndodhur ngjarja në Bularat në vijë ajrore me kufirin grek nuk është më shumë se 2 km”,- tha ai.

Konstantinos Kacifas Archives - Periskopi

Kujtojmë se vetëm një ditë më parë, në Qipro përfundoi një stërvitje e përbashkët ushtarake mes Greqisë dhe Gardës Kombëtare të ishullit të ndarë, por edhe aty emri i Kostandino Kacifas ishte i shkruar në një tank të ushtrisë qipriote.

/Burimi: Abcnews.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *