Tërmeti/ Ahmetaj zbardh vendimin: Ja kur do të shpërndahen apartamentet dhe njesitë individuale

Zv.kryeministri ka bërë me dije vendimet e reja të qeverisë për këtë javë ku ka theksuar rindërtimin e zonave të të prekura nga dëmet e tërmetit. Ai  tha se vendimi i parë lidhet me shkollat e rindërtuara, të cilat i kanë kaluar për administrim dhe mirëmbajtje bashkive.

Ahmetaj lajmëroi se do të filloje shpërndarja e apartamenteve dhe njësive individuale për familjet e prekura nga tërmeti, ndërsa theksoi se disa kategori do t’i marrim ato direkt. Sipas tij, kategoritë që përfitojnë nga shpërndarja direkte e apartamenteve dhe njësive individuale janë familjet në nevojë, gratë kryefamiljare dhe familjet e policëve të vrarë.

“Dua të informoj publikun. Sapo filloi procesi i kalimit të shkolla te rindertuara në pronësi të bashkive. Jemi duke folur për përfundimin e një numri të madh të shkollave të rindërtuara, që i kalojnë bashkive për administrim dhe mirëmbajtje. Ky muaj do të jetë i rëndësishëm për procesin e rindërtimet për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Në 2-vjetorin e tërmetit, do të tregojmë se si do të behet shpërndarja. Një është lista prioritare që vjen si rrjedhojë e aktit normativ ku trajtohen familje me ndihme ekonomike, apo nëna kryefamiljare, apo familjet e policëve të vrarë. Praktikisht këto familje shpërndarja do të bëhet menjëherë dhe për familjet e tjera me short publik. Kjo është detyrë e bashkisë që të fillojnë të organizojnë shortet publike, që të jenë transparente për të shpërndarë njësitë individuale dhe ato apartamente. Vetëm për 20-26 nëntor do të shpërndahen 1050 apartamente dhe njësi individuale. Ndërkohë që nga Fondi i Zhvillimit janë shpërndarë gati 1100 njësi dhe janë dhënë grante S4 për familjet. Një pjesë e tyre do të futet në shtëpitë e reja. Do ta vazhdojmë gjatë nëntorit deri në fund të shtatorit, qoftë me shpërndarjen e njësive individuale dhe me apartamentet. Sot besojmë sërish që deri në shtator të vitit tjetër do t’i kemi shpërndarë të gjitha njësitë individuale dhe apartamentet.”, tha ai.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *