Fifi flet pas debatit me Semin: Mu duk vetja si skizofrene, si psikopate

Një ‘rreng’ e Fifit me Monikën ka vënë në lojë të gjithë banorët e ‘Big Brother Vip’. Të dyja banoret kanë pretenduar se ishin duke u zënë me njëra-tjetrën ku Fifi filloi të mbante një shkop druri në dorë si pjesë të lojës së tyre, me qëllim për të bërë që “konflikti” i tyre të dukej sa më i vërtetë në sytë e banorëve.

Por, kjo gjë i shkaktoi stres Semit, të cilës i nxiti ankthin dhe ataket e panikut, pas një debati tepër të ashpër me Fifin për këtë çështje. Semi tha se mund të merrte edhe ajo një thikë të flinte me të, duke u përpjekur të arsyetonte mbi situatën, e cila nuk i dukej normale.  Semi u ndje sërish keq teksa kujtonte ngjarjen, pasi debatoi me Fifin edhe një herë në spektaklin e mbrëmshëm.

Fifi: Kur the që do fle më thikë te krevati, mu duk vetja si skizofrene, si psikopate dhe u ngrita i thashë ato fjalë, për të cilat të kërkova më pas falje

Semi: Unë thashë nëse është normale të mbash shkop, po mbaj dhe unë thikë dhe është normale

Opinionistët në studion e Big Brother e kritikuan sjelljen e Fifit dhe kërkuan që veprime dhe skena të tilla të evitoheshin, pasi dëmtojnë dhe dhunojnë shëndetin mendor.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *