Makina Range Rover plotësisht elektrike do të dalë në shitje për klientët brenda tre viteve. Ai do të jetë i pari nga gjashtë Land Rover-at plotësisht elektrikë, duke udhëhequr një gamë të plotë modelesh me bateri që do të pasojnë.
Duke marrë parasysh deklaratat e Familjes Mbretërore angleze rreth gjendjes së planetit, ka shumë gjasa që ata të jenë të parët që do të marrin Range Roverin elektrik me bateri.
Ai është projektuar posaçërisht në një platformë të re fleksibël e cila i lejon inxhinierët ta fuqizojnë atë me motorë elektrikë dhe bateri, si dhe me benzinë konvencionale, naftë dhe shtytje hibride, me çmime që fillojnë nga 94,400 £. Njoftimi u bë online globalisht nga Londra Royal Opera House.
Range Rover i ri po ndërtohet në fabrikën e rinovuar të firmës në Solihull, pranë Birmingham, në Ëest Midlands. Qeveria ka konfirmuar se shitjet e makinave të reja me benzinë dhe naftë do të ndalohen në Mbretërinë e Bashkuar duke nisur nga viti 2030.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/