Komisioni Hetimor për zgjedhjet/ Rama: Nuk kam marrë asnjë ftesë, jam i gatshëm

Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur ditën e sotme pas mbledhjes me krerët e degëve të PS-së në selinë rozë, se është i gatshëm të paraqitet në Komisionin Hetimor për zgjedhjet.

Edhe pse nuk ka marrë një ftesë nga opozita, ai thotë se është në dispozicion dhe nuk ka asnjë problem për të folur për gjërat që do ti kërkohen.

Rama u shpreh se PD tashmë i ka humbur zgjedhjet dhe se historitë me masakra, sipas tij janë propagandë.

“Nuk kam asnjë problem, unë nuk kam pasur një ftesë, por jam patjetër në dispozicion. Nuk kam asnjë problem për gjërat do më kërkohet për të thënë atë që unë kam për të thënë. Nuk kam probleme. Ai është një komision që është ngritur me kërkesën e opozitës. E dimë si kanë rrjedhur ngjarjet.

Nuk ka jo vetëm qytetarë të angazhuar në zgjedhje në krahun tonë, apo të angazhuar në zgjedhje si një votues i lirë, por nuk ka as mes demokratëve se PD ka humbur zgjedhjet. Pastaj këto historitë me masakra dhe përralla janë propagande”, tha Rama.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *