Takim me drejtuesit e PS-së, kryeministri Rama mbështet kërkesën e opozitës

Partia Demokratike dorëzoi sot në Kuvend kërkesën për t’u ngritur një Komision i Posaçëm për Reformën Zgjedhore, me qëllim zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Menjëherë pas këtij propozimi, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me 12 drejtuesit e qarqeve në selinë rozë. Rama ka shprehur dakordësinë për ngritjen e komisionit të ‘Zgjedhores’.

Kreu i qeverisë ka qenë i prerë duke udhëzuar të dijët që Reforma Zgjedhore të miratohet menjëherë në Parlament, ashtu siç e kërkon opozita. Selia blu kërkon që komisioni të ngrihet me përbërje të barabartë mes anëtarëve të mazhorancës dhe opozitës.

Nëse miratohet Komisioni duhet që ta ushtrojë veprimtarinë për një afat 6-mujor nga data e miratimit të vendimit. Për Partinë Demokratike, problematikat dhe rekomandimet në raportin e ODIHR për zgjedhjet e 25 Prillit meritojnë një trajtim të veçantë nga Kuvendi në mënyrë që të adresohen nëpërmjet nismave ligjore.

Pas takimit me drejtuesit e qarqeve, Rama dha një prononcim për mediat nga ku deklaroi se do të jetë i hapur për të shqyrtuar çdo propozim i PD si dhe për t’u ulur në tryezë me kryetarin aktual të PD, Lulzim Basha.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *