50 mijë euro për atë që vret Albin Kurtin/ Zbardhen kërcënimet, ishin të lidhur me Hezbollahun

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është kërcënuar mbrëmjen e djeshme duke bërë që forca të shumta policia të vendosen menjëherë pranë shtëpisë së tij, si një masë sigurie për kreun e qeverisë së Kosovës.

Lajmi është konfirmuar për mediat kosovare nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Gazeta Insajderi ka siguruar një njoftim të bërë në rrjetin social ‘Facebook’, ku ofrohen 50 mijë euro për këdo që e vret kryeministrin Kurti. Postimi është fshirë nga platforma, pasi është vënë në pah nga organet e sigurisë. Në atë postim, thuhet se “Kurti duhet të vritet”, ndërsa si arsye përmendet rritja e çmimeve për produktet esenciale. Një kërcënim të tillë e kanë marrë seriozisht organet e sigurisë.

Sot, Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, vendosi sanksione ndaj 7 personave dhe një kompanie, të dyshuara për lidhje me grupimin ushtarak libanez Hezbollah.

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz deklaroi se këto sanksione vendosen konform Rezolutës 1373 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për lidhjet e tyre me organizatën terroriste Hezbollah dhe rolin e tyre në rrjetin financiar të saj në Gadishullin Arabik.

Sanksionet konsistojnë në ngrirjen e aseteve, ndalimin e udhëtimit dhe ndalimin e vënies në dispozicion të fondeve nga individët dhe entitete në Kosovë.

Për këtë vendim reagoi dhe kryeministri Albin Kurti i cili tha se Kosova është e angazhuar drejtpërdrejt në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm përmes afirmimit ligjor, qasjes strategjike dhe veprimeve ekzekutive si dhe pjesëmarrjes aktive në Koalicionin Global.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *