Merr fund ‘makthi’ i katalanasve, Barcelona shkarkon trajnerin Koeman! Zbulohen 4 kandidatët kryesorë

Më në fund Ronald Koeman shkarkohet nga pankina e Barcelona-s. Menjëherë pas humbjes ndaj Rayo Vallecano, drejtuesit e klubit u mblodhën dhe vendosën për shkarkimin e holandezit.

Sipas shtypit spanjoll, kandidatët kryesorë janë katër: në pole është hipoteza Xavi, i ndjekur nga Andrea Pirlo. Trajneri i Belgjikës, Robert Martinez është gjithashtu në garë, më mbrapa sipas thashethemeve Marcelo Gallardo, aktualisht në krye të River Plate.

Sakaq, Koeman fill pas përfundimit të ndeshjes ndaj Vallecano-s deklaroi se kanë bërë lojë të mirë, por ajo që i mungon është finalizimi i golit.

“Nuk mund të ankohem për skuadrën. Ne kemi lojtarë që normalisht mund të shënojnë. Ishte e vështirë të futeshim në lojë sepse Rayo bëri shumë presion mbi ne. Rezultati nuk ishte i duhuri, por nuk mund ta ndryshoj tani. Duke parë mundësitë që kishin të dyja skuadrat, ne ishim superiorë”, tha Koeman.

Kujtojmë që në vendim mund të ketë pasur ndikim dhe humbja në El Clasico, e fituar nga Real Madrid me rezultatin 1-2, në Camp Nou.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *