Adriana Matoshi është aktorja që ka marrëdhënie të ngushta me Arjola Demirin, e cila është një nga personazhet VIP në shtëpinë e Big Brother. E ftuar në një emision televiziv, Matoshi tha se Arjola reagon ashpër për shkak të padrejtësisë.
Sa i përket debateve me Arditin, tha se Arjola reagon në bazë të situatës ndërsa shtoi se karakteri i saj është që të dëgjojë të tjerët kur flasin.
Adriana: Kam pasur mundësi më shumë t’i ndjek sepse Arjolën e kam brenda dhe të shoh sa ka ndryshuar. Aty ka një larmi karakteresh interesant që na kanë bërë pjesë të Big Brother për t’i parë dhe ndarë emocionet bashkë me ta. Na kanë bërë me lot, me qesh. Janë brenda dhe nuk kanë mundësi të shohin se çfarë po ndodh jashtë.
Arjola është shumë aktive në lojëra, është shumë e zonja në punët e shtëpisë, në debate. Ka bërë lojëra, është veshur me veshje kombëtare. Arjola si karakter është edhe person që do t’i japë dhe hapësirë të tjerëve e t’i dëgjojë kur flasin. Arjola nuk e duron dot padrejtësinë dhe reagon në bazë të situatës.