Topalli: Do bashkëpunoj me Berishën për reformimin e PD-së pa Bashën

Ish-kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka deklaruar se qëndrimet e saj i kanë paraprirë asaj që foltorja e organizuar nga ish-kryeministri Berisha.

Në një intervistë për Klan News, ajo theksoi se vetëm me largimin e kreut të PD-së Basha mund të bëhet e mundur edhe largimi i Ramës teksa vendi është në një çast kritik.

“Në fakt i kam paraprirë ‘Foltores’ me të gjitha qëndrimet gjatë 10 viteve të fundit. Në njëfarë mënyre kemi mbjellë bashkë me kolegët e tjerë, tharmin e asaj që është shpalosur sot në atë që quhet “Foltore”, por që është një lëvizje politike e domosdoshme. Është një reagim, një energji, një pozitivitet, një zgjim i jashtëzakonshëm që mund të bëjnë të mundur, që duke larguar Lulzim Bashën të largojmë Edi Ramën, sepse vendi jonë është në një moment të vërtetë kritik dhe ka nevojë për një lidership të ri. Për të larguar atë që e ka çuar partinë nga disfata në disfatë, për të larguar njeriun i cili e ka shitur opozitën për interesat financiare të tij, personale dhe të familjes së tij”, tha Topalli.

Ajo shtoi më tej se është e gatshme të bashkëpunojë me Berishën për reformimin e PD-së pa Lulzim Bashën si pjesë e saj. Topalli tha se nuk ka ndërmend të konkurrojë për kreun e selisë blu, ndërsa tha se PD-ja duhet të kthehet te vlerat e saj.

Lidhur me propozimin e Bashës për vettingun në politikë, ish-nënkryetarja e Kuvendit tha se është blof i Bashës për të larguar vëmendjen nga gjendja në PD.

/Burimi: Klan News/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *