Të dënuar në dhomën e izolimit, e cila është e mobiluar sipas stilit të para viteve 90′,biseda ka çuar Monikën dhe Arditin në ato vite! Ajo i tregon Arditit se ka qarë kur Enver Hoxha ndërroi jetë! I pyetur nga Arditi nëse qanin vërtetë apo jo, Monika u shpreh se të gjithë që kanë qarë atëherë e kanë bërë vërtetë!
‘Ai e kishte ngritur kultin e vetë, unë recitoja poezi në shkollë për të’, u shpreh Monika.
Biseda vijoi më tej, ku Monika u shpreh se një popull i tërë nuk mund të bënte lojë me këto punë. Vetëm babai im nuk qau”, përfundoi ajo.
Monika gjithashtu ka “hapur zemrën” dhe ka treguar një moment aspak të lehtë nga jeta e saj, duke thënë se edhe ajo vuan nga ankthi.
‘Edhe unë vuaj nga ankthi, unë kam sjellë nëpër duar prangat e babit kur isha ende fëmijë. A e di çfarë do të thotë të shohësh spitalin psikiatrik në moshën 19-vjeçare. Ju jeni artista, por nëse do donit një këshillë nga unë është që të mendonit dy herë përpara se ta thoni fjalën e keqe’’, i tha ajo Semit.
Monika dje u lëndua shumë nga kritikat e banorëve, sa filloi të kërkonte dhe kontratën pasi sipas saj lojërat janë të pranueshme.
/Priza.al/