Kryeministri Edi Rama ka publikuar mëngjesin e sotëm në rrjetin social Facebook projektin e ardhshëm, që do të nisë në janar të vitit 2022. Bëhet fjalë për “Lungomare 3” përgjatë vijës Radhimë – Orikum.
Kreu i qeverisë njofton se në fillim të vitit të ardhshëm do të ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social..
Postimi i kryeministrit Rama
“Mirëmëngjes dhe me projektin e “Lungomare 3″, përgjatë vijës bregdetare Vlorë – Radhimë – Orikum, ku fillimvitin e ardhshëm ngrihet kantieri i një tjetër transformimi rrënjësor urban, ekonomik e social, ju uroj një ditë të mbarë”.
/Priza.al/