Graniti i rrëfehet Semit: Babai na braktisi për një grua tjetër, mamaja ishte 20 vjeç dhe na rriti e vetme

Teksa ndodhet në shtëpinë e dënimit, Granit Cana, ka vendosur që të tregojë një anë krejt tjetër të tij. Ai ka rrëfyer për herë të parë për publikun historinë e jetës së tij, duke treguar se është rritur pa prezencën e figurës atërore. Graniti ishte duke biseduar me Semin kur vendosi që të fliste për jetën e tij personale.

‘Ai iku dhe u martua me gruan e dytë, ndërsa mamaja ime na ka rritur e vetme. Që atëherë unë jam figura e vetme mashkullore në shtëpinë time. Në ishim në Zvicër na u bashkua dhe daja që ishte vetëm 15 vjeç. Mamaja ime ishte vetëm 20 vjeçe dhe ka rritur dy fëmijë dhe vëllanë e saj’, tha ish-futbollisti.

 

‘Nuk kishim asnjë mënyrë kontakti me familjarët, mamaja ime mori vesh nga një telefonatë se nëna e saj kishte ndërruar jetë. Kishte 5 vite pa e parë. Pastaj filloi lufta dhe nga meraku u kthyem, në atë kohë u divorcuan prindërit’, shtoi ai.

 

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *