Dita-ditës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, duket se marrëdhëniet mes banorëve po ndërlikohen. Pas shkeljeve të rregullave Graniti u izolua në Dhomën e Dënimit, së bashku me 5 konkurentë të tjerë.
Fifi ka tentuar të zbulojë pas përfundimit të dënimit nëse ish-futbollisti kishte reflektuar në raport me të apo lojën e zhvilluar brenda shtëpisë.
“Pashë një Granit komplet ndryshe, e dija që do hynte aty brenda bashke me Semin. Mbase vërtet unë e kam ndrydhur dhe nuk po e lë të jetë vetvetja“,- i tha Fifi-Monikës.
/Priza.al/