Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri dhe deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi janë përplasur ashpër ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Bardhi publikoi në foltore një foto me të dhënat e sistemit TIMS, që sipas demokratit, tregojnë udhëtimet e Gjiknurit si ministër Ekonomie dhe Energjetike.
Nga foltorja e Kuvendit, Gjiknuri e cilësoi Bardhin një karagjoz politik! Ai deklaroi se ka qenë në Maltë vetëm një herë, duke i kërkuar Bardhit se nëse i vërteton se ai ka qenë dy herë në këtë vend do të japë dorëheqjen.
DEBATET:
Gjiknuri: Nuk doja ta merrja fjalën, por dëgjova emrin tim këtu krejt rastësisht. Ju keni një problem, problemin e keni me kontratat e inceneratorëve dhe si i kanë lëshuar ato apo me personat në fjalë? Se s’po e kuptoj. E dyta, në ato kontrata, ministria që kam drejtuar nuk ka asnjë rol. Për skenën që keni bërë kallëzim, çojeni deri në fund, por të përmendni këtu jo kështu e ashtu, kjo nuk është etike. Ti Gaz aq e ke, maksimumi do rrish te hija e tij, e do harrohesh bashkë me ta. Mos u mundo të ndërtosh karakterin tënd mbi shpije. Nëse gjen që unë e kam vizituar atë, vetëm njëherë si ministër, po gjete më shumë se një udhëtim, o unë, o ti në këtë sallë. Nëse gjen dy udhëtime të mija në Maltë, dil këtu e thuaji, ndryshe o unë, o ti në këtë sallë.
Bardhi: Në fakt prisja të shpjegoje këto udhëtimet me mafiozët e inceneratorëve. Prisja përgjigje për pyetjen a ke apo jo llogari të fshehtë në Maltë? Prisja të përgjigjeshe a ke apo jo shtëpi të fshehur nën emrin e ndonjërit prej miqve të tu? I kanë marrë 400 milionë euro shqiptarëve, këta që udhëton ti me charter, me jaht, me anije, me avion, me makinë. Këta…po, po. Ta gjej unë, ja ku e TIMS-in. Shumë mirë që e njeh që në shkollë. Bën mirë të mos flasësh shumë se mund të të përdoren si të dhëna publike kur të thërrasin për dhënë sqarime për këtë çështje. Dhe bën mirë që të gjesh ndonjë avokat të mirë.
Gjiknuri: Ma gjej.
Bardhi: Ta gjej unë, TIMS-i.
Gjiknuri: E njoh që në shkollë atë.
Bardhi: Shumë mirë që e njeh, bën mirë të gjesh ndonjë avokat të mirë.
/Priza.al/