Foto/ ‘Bukuroshja e Xiaohe’, mumia 4 mijë vjeçare ka ende flokët e qerpikët

Rreth 300 mumie që datojnë nga viti 2000 p.e.s. deri në vitin 200 pas Krishtit u zbuluan në varre në pellgun e Tarim në rajonin autonom të Kinës, Xinjiang Ujgur.

Atmosfera e thatë e rajonit dhe dimrat e ftohtë ruajtën mbetjet e trupave, mes të cilëve edhe ai i një gruaje që studiuesit i kanë vënë emrin ‘Bukuroshja e Xiaohe’, tiparet e fytyrës së të cilës, veshjet, flokët dhe madje edhe qerpikët dallohen ende. Emri i saj rrjedh nga vendi ku u zbuluan varret.

Mumiet e gjetura mendohet se janë pjesë e një grupi indigjen të ardhur nga një popullsi e lashtë aziatike e epokës së akullit. Ata u gjetën të varrosur në arkivole me varka në mes të një shkretëtire.

Mumia e gjetur
/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *