Aksion anti-drogë në Lezhë, shtëpia e braktisur gjendet e mbushur me kanabis

Vijon aksioni anti-drogë në Lezhë, ku gjatë kontrolleve ditën e sotme është gjetur një sasi e konsiderueshme kanabis në një shtëpi të braktisur në fshatin Manati. Aktualisht policia po kryen kontrolle si dhe po punon për të identifikuar poseduesit e lëndës narkotike.

Aksioni kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës në këtë qark ka nisur pak ditë pas vrasjes së vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha i cili u qëllua për vdekje nga i riu Aldi Rama teksa po kthehej pas asgjesimit të një parcele me kanabis në zonën e Kune Vainit.

8 ditë më parë, me urdhër të prokurorisë së posaçme në qarkun e Lezhës u lëshuan 20 urdhra-ndalimi mes të cilëve edhe 5 efektivë policie. Bëhej fjalë për një grup që merrej me kultivimin e kababisit, kryesisht në zonat malore të Lezhës. Operacioni, i cili nisi mbremjen e se mërkurës, (20 tetor 2021) përfundoi në orët e para të së enjtes (21 tetor) pasi policia nuk mundi të ekzekutontë të gjitha urdhërat e arrestit të dhëna nga SPAK. Ky grup i kultivimit të kanabisit që u godit nga SPAK pas një hetimi 1 vjeçar, nxori zbuluar 4 policë, dhe nënkomisarin e policisë së Pukës Kastriot Bicukaj, të cilët lejuan kultivimin e 4 mijë rrënjëve të kanabisit dhe dekonspironin aksionet. Ndërkohë hetimet po vazhdojnë në kuadër të dokumentimit të veprimeve të disa punonjësve të policisë gjyqësore, pasi dyshohet për përfshirje të tyre në këtë veprimtari kriminale.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *